Shqipëria U-21 ka mposhtur me rezultatin 2-1 bashkëmoshatarët e Kosovës, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve në grupin C. Të besuarit e Alban Bushit bënë një ndeshje të madhe, përballë një rivali shumë të fortë. Pjesa e parë pati raste të shumta, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e avantazhit. Megjithatë, në 45 minutat e para nuk pati gol.
në pjesën e dytë, të dy trajnerët bëjnë zëvendësimet e tyre, me Alban Bushin që hodhi në fushë Mucollin. Ishte pikërisht numri 10 ai që do të bënte diferencën. Fillimisht, Mucolli shënoi golin e mbrojtësit Tafa në minutën e 76-të, për të shënuar më pas vetë një supergol pesë minuta më vonë.
Kosova arriti të shkurtojë diferencat në minutën e 89-të, por nuk do të kishte më kohë për gol tjetër, me sfidën që u mbyll 2-1 në favor të kuqezinjve. Shqipëria numër 5 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Kosova është në kuotën e 6 pikëve pas katër sfidave./abcnews.al
Kualifikuese, U-21
Shqipëri – Kosovë 2-1
Tafa 76′, Mucolli 81′ / Baftiu 89′
Shqipëri: Selmani, Maloku, Bajrami, Tafa, Pëllumbi (Ndreçka 64′), Çokaj (Mersinaj 90′), Zejnulai (Shehu 64′), Kallaku (Mucolli 61′), Xhixha (Kolaj 90+1′), Broja, Mala
Kosovë: Smakiqi, Hajrizi, Kolgeci, Xhemajli, Kastrati, Muja (Baftiu 68′), Pepsi (Idrizi 88′), Abedini, Lushaku (Hoxha 78′), L. Kastrati, Daku (Mustafa 60′)
Kartonë të verdhë: Çokaj 14′, Tafa 43′, Mersinaj 90′, Kolaj 90′, Shehu 90′ / Daku 43′