Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gola shkodrane në Rusi/ Belajdi Pusi është në krye të renditjes në Ligen e Parë

schedule12:38 - 26 Gusht, 2025

schedule 12:38 - 26 Gusht, 2025

Mirlind Daku mesa duket do të ketë shoqëri. Një tjetër yll shqiptar ka nisur të shkëlqejë fort në Rusi, edhe pse ende nuk ka arritur në elitë. Ky është sulmuesi shkodran, Belajdi Pusi, që në moshën 27-vjeçare është bindur të krijojë një karrierë ndërkombëtare.

Pusi realizoi golin e radhës në ndeshjen që ekipi I tij, Fakel i Voronjezhit, e fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Njeftehimikut. Shqiptari është shënuesi i dytë më i mirë i ligës së parë ruse, me 4 rrjeta në 6 ndeshje, vetëm një pas dy të parëve, Kalmikov e Karajev.

Futbollisti 27-vjeçar realizoi që në javën e parë, në portën e Spartakut të Kostromës, në fitoren 1-0, pastaj bëri pushim në dy ndeshje. U rikthye tek rrjeta në 11 gusht ndaj Kamazit, ku edhe shërbeu asist, pra ishte protagonist në të dy golat në suksesin 2-1.

Nuk u ndal as në 17 gusht sërish jashtë fushe, në Novorosijsk, duke shënuar golin e vetëm në triumfin 1-0 kundër Çernomoretsit vendas, dhe vazhdoi serinë edhe një ditë më parë.

Fakel I Voronjezhit mban vendin e parë në renditje me 18 pikë, pra me gjashtë fitore të plota, dhe me golaverazhin 7-1. Kjo do të thotë se sulmuesi shkodran ka për momentin më shumë se gjysmën e rrjetave të ekipit të tij.

Dy vendet e para ngjiten direkt në Premier Ligë, ndërsa dy vendet e tjera luajnë në plej of për t’u kualifikuar për më lart./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!