Gola dhe rekord, Lukaku më efektiv se dyshja Icardi-Milito

schedule16:37 - 24 Nëntor, 2019

schedule 16:37 - 24 Nëntor, 2019

Interi fitoi lehtësisht kundër Torinos të shtunën. Ekipi zikaltër triumfoi në transfertë me rezultatin 0-3 dhe vazhdon të ndjekë këmba-këmbës kryesuesit e Juventusit. Romelu Lukaku shënoi golin e tretë, duke u ngjitur në shifrën e dhjetë realizimeve në 13-të ndeshje të zhvilluara në Serie A.

Ecuri shumë e mirë e sulmuesit belg dhe të gjithë janë të kënaqur me rendimentin e tij. Rekord i 26-vjeçarit, i cili arrin shifrën e dyfishtë të golave për të tetin sezon rresht. Jo vetëm kaq, pasi Lukaku ka bërë më mirë se Mauro Icardi dhe Diego Milito.

I pari nuk arriti shifrën e dhjetë golave në sezonin e parë zikaltër, ndërsa “Princit” iu deshën 16 ndeshje për të arritur diçka të tillë. Conte dhe populli interist janë të lumtur me Lukakun dhe shpresojnë që “gjiganti” i sulmit të vijojë me këtë ecuri fantastike. /abcnews.al