Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gola “botërorë” të shqiptarëve/ Gjejnë rrugën e rrjetës Anis Mehmeti, Myrto Uzuni e Shpendi

schedule13:08 - 22 Shkurt, 2026

schedule 13:08 - 22 Shkurt, 2026

Më në fund duken në formë.

Disa nga lojtarët shqiptarë, kuqezinj ose jo, shënuan gola këtë fundjavë gola në Europë e jashtë saj.

Njëri prej atyre që po shkëlqen më shumë këtë sezon, Anis Mehmeti, gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë në skuadrën e tij të re, Ipsuiç Taun, në kategorinë e dytë angleze.



Kjo, në humbjen me shifrat 5-3 pësuar në Uells ndaj rivalit Rekshëm.

Ky ishte goli i 9-të në Championship për 25-vjeçarin që e pret një ftesë nga Silvinjo, dhe I 10-ti në sezon, ndërsa ka shërbyer edhe 7 asistë.

Formë e mirë edhe për Myrto Uzunin. Sulmuesi i kombëtares e nisi me rrjetë sezonin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ylli beratas realizoi për 2-1 në favor të ekipit të tij Ostin, në duelin shtëpiak ndaj Minesotës.

Për fat të keq, Ostin nuk e mbajti dot fitoren, dhe ndeshja në MLS përfundoi 2-2. Në Itali, autor goli ishte Kristian Shpendi.

Sulmuesi, që është thirrur një herë edhe në kombëtare, i dha epësinë momentale Çezenës, që luante në fushën e saj kundër Specias.

Kjo ishte rrjeta e tij e 9-të në Serinë B, po aq sa vëllai binjak, Stiveni që luan për Empolin dhe realizoi dy herë këtë javë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!