Basaksehir po shijon për herë të parë në histori fazat e grupeve të Champions League, teksa sonte siguroi fitoren e parë në këtë kompeticion. Kampionët e Turqisë mposhtën 2-1 në shtëpi Manchester United, takim për llogari të grupit H, aty ku bëjnë pjesë edhe PSG me Leipzig.
Demba Ba feeling like Ronaldo against Man utd defence #IBFKMUN pic.twitter.com/ocDv1EY34y
— ????? (@Mansa_xy) November 4, 2020
Sfida u zhbllokua nga Demba Ba në minutën e 13-të. Një gol i veçantë për senegalezi, i cili festoi 35-vjetorin e lindjes në muajin maj. Me golin e sotëm, sulmuesi i Basaksehir bëhet afrikani i dytë më i vjetër që gjen golin në Champions.
35y 163d – Demba Ba is the second oldest African player to score a Champions League goal, behind only Didier Drogba, who was 36 years and 259 days old when he scored his final goal in November 2014. Unmarked. pic.twitter.com/mxyca6GMNZ
— OptaJoe (@OptaJoe) November 4, 2020
35 vjeç dhe 163 ditë është Demba Ba, teksa rekordi absolut i përket të famshmit Didier Drogba, i cili ishte 36 vjeç e 259 ditë kur realizoi golin e fundit në nëntorin e vitit 2014. Ndërkohë, United i ka dhënë fund aventurës pozitive në Evropë.
1 – This result ended Manchester United’s longest away winning run in all competitions in their history (10 straight wins), and was their first away defeat in 19 matches since losing in January at Liverpool in the Premier League. Abrupt. pic.twitter.com/c7nEXy2qh7
— OptaJoe (@OptaJoe) November 4, 2020
“Djajtë e Kuq” pësuan humbjen e parë në grup (i kanë fituar dy ndeshjet e para), teksa nuk humbisnin jashtë fushe në kompeticionet evropiane prej 10 sfidave radhazi sipas raportimeve të Opta. /abcnews.al

