Gol dhe asist, Andreazzoli “elozhe” Bajramit

schedule10:53 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:53 - 7 Dhjetor, 2021

Futbollisti shqiptar Nedim Bajrami ishte protagonisti absolut në fitoren e Empolit 3-1 ndaj skuadrës së Udineses, takim që ishte i vlefshëm për javën e 16-të të Seria A.

Bajrami arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 59, duke kaluar kështu në avantazh ekipin e tij, ndërsa në minutën e 78 dha një asist për Pinamontin, që vulosi shifrat 3-1.

Pas kësaj paraqitjeje të lojtarit shqiptar, trajneri i Empolit Aurelio Andreazzoli ia ka thurur “elozhe” Bajramit.

“Ne jemi të bindur se kemi energji për t’i rregulluar gjërat. Nuk është rastësi, reagimi ynë ishte jo vetëm i cilësisë së mirë. Loja jonë kishte shumë gjëra. Trajneri dhe klubi në të njëjtën kohë kanë një pjesë të mirë në të, por më pas gjithçka varet nga lojtari. Mendoj se është e drejtë që edhe rezultatet të vijnë në fund. Bajrami? Të gjithë prisnim që ta shihnim sërish në këto kushte. Do të jetë një armë më shumë për ne”, ka deklaruar Andreazzoli. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!