Gol 250 milionësh tek Interi, Steven Zhang ka planin e shpëtimit

schedule10:20 - 19 Maj, 2021

schedule 10:20 - 19 Maj, 2021

Interi ka një problem për të zgjidhur dhe lidhte me financat. Presidenti Steven Zhang është pranë gjetjes së zgjidhjes, përmes Oaktree Capital Management.

Ky fond i jep Interit shumën e 250 milion eurove dhe zgjidh problemin e likuiditetit për momentin, ndërkohë që merr edhe 31 % të aksioneve të Lion Rock.

Përmes klauzolave Oaktree mund të pretendojë kontrollin e Interit, në rast se Suning nuk do të respektojë marrëveshjes, sikurse shkruan Tuttosport.

Kjo lëvizje do të pasohet me një plan kursimi, që do të arrihet përmes uljes së pagave me 15%, ndërkohë që do tentohet shitja e disa lojtarëve.

Ata që janë mbi 30 vjeç janë të parët në listë për t’u transferuar, çka do sillte para në klub. Gjithashtu do kurseheshin pagat e tyre.

Edhe shitja e një lojtari të madh mendohet tek Interit, me Lautaro Martinez që mund të sjellë të ardhura të rëndësishme tek Interi. 80 milion euro raportohet të jetë kërkesa e zikaltërve për argjentinasin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!