Humbja me Fiorentinën ka trazuar ujërat te Juventusi. Trajneri Andrea Pirlo e pranoi se në ekip kanë menduar më shumë për pushimet se sa për ndeshjen dhe pa përqendrim normalisht edhe humbet, sikurse edhe ndodhi.
Mbrojtësi Leonardo Bonucci ndërkohë gjen rastin dhe kërkon falje, duke theksuar se ishte Juventusi më i keq ai kundër Fiores. “Juventusi më i shëmtuar në pjesën e parë të sezonit. U kërkoj falje tifozëve në emrin tim, së pari. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, shkruan Bonucci në rrjetet sociale.
La più brutta Juventus di questa prima parte di stagione. Chiedo scusa ai tifosi a nome mio, in primis. Non c’è nulla da aggiungere. pic.twitter.com/5fn18AAeUA
— Leonardo Bonucci (@bonucci_leo19) December 22, 2020
NERVAT – Gjithçka nisi në fushë, që pas kartonit të kuq që Juan Cuadrado mori që në minutën e 17-të. Trajneri Pirlo ishte i detyruar të bënte një lëvizje nga stoli, duke aktivizuan Danilon. I sakrifikuari ishte Aaron Ramsey, i cili doli nga fusha dhe në nerva e sipër goditi një shishe me shkelm.
Nuk ishte aspak dakord me zëvendësimin, por ishte i detyruar ta pranonte. I tërbuar nga kamerat është kapur edhe Pavel Nedved, i cili u largua nga tribuna para kohe për shkak të gjykimit. Çeku nuk ishte i kënaqur me vendimet e arbitrave dhe nuk duroi dot. /abcnews.al
In #JuveFiorentina #nedved che va via perché in disaccordo con l’arbitro. Spettacolo puro. pic.twitter.com/cTxtwUOVQW
— Mario Cuccarese (@MarioCuccarese) December 22, 2020