Lëndimi i Paul Pogba doli të ishte më i rëndë se parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të mungojë për gjashtë/tetë javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike të cilave iu nënshtruan francezi, treguan një dëmtim të meniskut lateral.
Në orët e ardhshme, blerja e re do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike specialistike në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet direkt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit.
Është e qartë se Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juve do të përballet sonte me Barcelonën dhe duhet t’i nënshtrohet një konsulte të re mjekësore sot. Për momentin Juventusi ka lëshuar këtë deklaratë:”Pogba i është nënshtruar hetimeve radiologjike që kanë treguar një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte specialistike“.
Zgjidhja që e pret pra është ajo e ndërhyrjes, mundësitë e shmangies së operacionit nuk janë të shumta, pasi është edhe një problem që lojtari e mban prej disa kohësh. Sigurisht që Pogba nuk do të jetë aty për debutimin e tij në ligë kundër Sassuolos më 15 gusht, por ai do të humbasë edhe dy ditët e para të Champions League, të planifikuara për 6-7 shtator dhe 13 dhe 14 shtator. Rikthimi në fushë në rast ndërhyrjeje duhet të bëhet në fund të shtatorit-fillim të tetorit. Gjithsesi në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë./abcnews.al