Goditje e rëndë për Hezbollahun/ Mbyllen rrugët e furnizimit ushtarak përmes Sirisë

schedule07:56 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 07:56 - 15 Dhjetor, 2024

Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem ka njoftuar se grupi i armatosur libanez ka humbur rrugën e furnizimit përmes Sirisë, në komentet e tij të para që nga përmbysja e presidentit sirian Bashar al-Assad gati një javë më parë nga një ofensivë gjithëpërfshirëse rebele.

Nën Assadin, Hezbollahu i mbështetur nga Irani përdori Sirinë për të siguruar armë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Irani, përmes Irakut dhe Sirisë dhe në Liban.

Por më 6 dhjetor, luftëtarët anti-Assad e bllokuan atë rrugë dhe dy ditë më vonë rebelët pushtuan Damaskun, shkruan Reuters.

“Po, Hezbollahu ka humbur rrugën e furnizimit ushtarak përmes Sirisë në këtë fazë”, tha Qassem në një fjalim televiziv, pa përmendur emrin e Assadit

“Një regjim i ri mund të vijë dhe kjo rrugë mund të kthehet në normalitet, dhe ne mund të kërkojmë mënyra të tjera”, shtoi ai.

Ndryshe, Hezbollahu filloi të ndërhynte në Siri në vitin 2013 për të ndihmuar Assadin të luftonte rebelët që kërkonin ta rrëzonin atë në atë kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!