Vetëm pak ditë më parë, “Zikaltërit” e Inter arritë një tejtër marrëveshje të madhe, me parametra zero, teksa me hapjen e merkatos së verës, nënkampionët e Evropës do të forcojnë edhe më shumë repartin e tyre të mesfushës, me antë të një lojtari spektakolar, siç është edhe “dirigjenti” polak, Piotr Zielinski.
Për shumë, ky transferim konsdirohet si një goditje e madhe e “Zikaltërve”, teksa i këtij mendimi është edhe ish-kapiteni i “Bluve” të Napoli, Marek Hamsik, i cili në një prononcim të tijin, për mediat italine e ka konsideruar si një biznes të vërtetë, transferimin e 29-vjeçarit, drejt “Giuseppe Meazza”.
“Të gjithë i dinë vlerat që ka Zielinski. Është lojtar i rëndësishëm dhe me shumë eksperiencë. Kalimi i mundshëm tek Inter me kosto zero është realisht një goditje e madhe. Nuk e di çfarë do të ndodhë sepse nuk kam folur me të për këtë situatë”,- është shprehur ish-kapiteni sllovak i kampionëve në fuqi të Italisë. /i.m /abcnews.al