Goditje e dyfishtë e Liverpool, “Të Kuqtë” forcojnë sulmin dhe portën 

schedule23:24 - 30 Gusht, 2024

schedule 23:24 - 30 Gusht, 2024

Ishin të heshtur deri në këto momente.

Ardhja e teknikut Arne Slot nuk ndryshoi gjë në organikën e “Të Kuqve” të Liverpool, të cilët përveç teknikut Jurgen Klopp, nuk humbën e as shtuan ndonjë pjesë cilësore në ekipin e tyre, mirëpo diçka ndryshoi në javën e fundit të merkatos, me “gjigantët” angleze, që realizuan një operacion të dyfishtë, duke “blinduar” portën dhe repartin e sulmit.

Me Alisson që është duke shijuar vitet e tij të fundit në karrierë, “Të Kuqtë” menduan të tarnsferonin “yllin” e momentit, gjeorgjianin, Giorgi Mamardashvili, i cili mund të konsiderohet me plot gojë portieri më i Evropianit, pavarësisht se se çmimi iu dha dikujt tjetër.

Për kartonin e “shtatlartit” gjeorgjian, Liverpool derdhi plot 30 milionë euro në arkat e Valencia, me këta të fundit që do të gëzojnë edhe për këtë sezon shërbimet e “yllit” të tyre, i cili do të qëndrojë i huazuar deri në qershor, për të vijuar më pas karrierën në “Anfield”.

Një tjetër lojtar i afruar është edhe “ylli” italian, Federico Chiesa, i cili pavarësisht dëshirës së tij i dha fund kapitullit te “Bardhezinjtë” e Juventus, nga të cilët u largua për shifrën e 13 milionë eurove dhe do të provojë tashmë të shkëlqejë në një tjetër arenë, si ajo e Premier League.  /i.m /abcnews.al