Patrick Day nuk ia del. Boksieri amerikan është ndarë nga jeta për shkak të dëmtimeve të marra në kokë në një ndeshje boksi që zhvilloi më 12 tetor. Pesë ditë më pas ai ka ndërruar jetë në spital dhe gjithçka bëhet e ditur nga promotori i tij, Lou Dibella.
Day u përball me Charles Conwell dhe u mund në raundin e dhjetë. Goditjet e marra në kokë kanë bërë që situata shëndetësore e 27-vjeçarit të përkeqësohet dhe të qëndronte nën mbikëqyrjen e mjekëve në spital.
Këtë vit kanë vdekur tre boksierë për shkak të dëmtimeve të marra në tru pas goditjeve në një ndeshje boksi mes profesionistëve. /abcnews.al