Goditja e “Matrix”, krimi në panik/ Arrestime në Spanjë dhe Francë, janë kontrolluar qindra banesa

schedule11:23 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 11:23 - 4 Dhjetor, 2024

Për “thyerjen” e aplikacionit Matrix, janë angazhuar autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga Gjermania dhe një Task Force Operacionale e krijuar në Europol.

Janë këto vende që do të vendosin nëse do t’i transferohen të dhënat palës shqiptare dhe jo Europol.

Serverat kryesorë të kësaj platforme kanë qenë në Francë dhe Gjermani.

Nderkohë, në Spanjë ka pasur arrestime të dy personave, po ashtu një person është arrestuar në Francë. Ndërsa, sipas Europol janë kontrolluar qindra banesa, për gjetjen e personave dhe celularëve që kanë akses në këtë aplikacion.

“Ky aplikacion përdorej gjerësisht nga persona me rekorde kriminale. Në fakt, Europol ka konfirmuar se një prej 33 gjuhëve që përdorej në aplikacion, ishte gjuha shipe. Sa i përket aksionit të Europol, udhëhiqet nga Gjermania dhe Franca, por edhe Holanda për goditjen e këtij aplikacioni. Serverat kryesorë ishin në Francë dhe Gjermani, nga ku janë mundur të zbërthehen mesazhe. Sipas asaj që thotë Europol, do kemi ndarje të këtyre mesazheve”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ervin Leka.

Vrasja e Lulzim Mashës, e ndodhur në janar të vitit 2022 është porositur në “Matrix”, aplikacioni i cili është zbërthyer së fundmi.

Në disa dosje që janë pjesë e hetimeve të SPAK, rezulton se ka patur komunikime mes Nuredin Dumanit dhe Suel Çelës.

Ky i fundit, sipas Dumanit ka dhënë një deshmi ku tregon se ka marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës nga Suel Çela.

Gjuha shqipe është një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve në aplikacionin “Matrix”.

Europol thotë se gjuha shqipe është një nga gjuhët e përdorura në aplikacionin i cili përdoret për biseda mes grupeve kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme./abcnews.al