Manchester United është shumë afër një goditje në merkaton e janarit. “Djajtë e Kuq” ndjekin prej kohësh Bruno Fernandes, mesfushorin dhe kapitenin e Sportingut të Lisbonës, dhe akordi final është çështje kohe.
Mundo Deportivo citon se marrëveshja me klubin portugez është afër dhe 25-vjeçari do të transferohet në Premier League. 70 milionë euro do të paguajë United në arkat e Sportingut, që po kalon probleme financiare dhe është i detyruar ta pranojë ofertën angleze.
Mediet portugeze raportojnë se trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe ndihmësi i tij, Mike Phelan ndoqën live paraqitjen e mesfushorit ofensiv në ndeshjen e së dielës kundër Portos dhe u bindën përfundimisht për cilësitë e tij. /abcnews.al