Goditja e makinës së policisë në Elbasan

schedule15:05 - 22 Shtator, 2017

schedule 15:05 - 22 Shtator, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masat e sigurisë për tre personat e arrestuar të martën në Elbasan. Ata u prangosën nga operacioni policor për verifikimin e mjeteve luksoze, për shkak të episodit ku mjeti i zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, u godit nga një “Audi” e blinduar. Gjykata vendosi lënien në burg për dy prej tyre, ndërsa liroi të tretin.
Dy persona do të qëndrojnë në qeli, ndërsa një i tretë do hetohet në masën “arrest shtëpie” për llogari të episodit të të martës në Elbasan, ku automjeti i nëndrejtorit të Policisë së këtij qarku u godit nga një “Audi” e blinduar. Goditja ndodhi kur policia po shoqëronte një mjet “Range Rover” për verifikim.

Masat e sigurisë ndaj tyre u shpallën paraditen e së premtes në Gjykatën për Krimet e Rënda. Procedimi i tyrë është i lidhur me hetimin e nisur për vrasje të punonjësit të policisë, , mbetur në tentativë.

Me kërkesë të prokurorisë, togat e zeza të krimeve vendosën masën “arrest në burg” për Ledio Zabelin, i dyshuar për “prodhim e shitje të narkotikëve”. E njëjta masë sigurie u dha për Valmir Dedjen. Ai akuzohet për kundërshtimin e urdhrit të policisë për hapjen e portave të një ambienti ku u fut “Audi” i blinduar pasi goditi policinë.
Për Kelmend Xhaferrin, drejtuesin e mjetiti “Range Rover”, gjykata vlerësoi të paligjshëm arrestin e tij në flagrancës dhe caktoi për masën “arrest në shtëpi”.
Burime të “ABCneës” pohuan se i vetmi pohim i tyre ka qenë “jam dakord me avokatin”. Me herët përfaqësuesi i mbrojtjes i ka kërkuar gjykatës lirimin e tyre. Avokati ka pretenduar se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për mbajtjen e tyre në qeli.
Përplasje e mjetit të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, ndodhi në lagjen “Dyli Haxhire”, gjatë një operacioni policor për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara.
Në lidhje me ngjaren policia ka shpallur në kërkim pronarin e Tregut Ushqimor të Elbasanit, biznesmenin Petrit Çela.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Y_8SlF3Xp_w

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!