Goditja e kartelit të kokainës, PD: U rrit me mbështetjen e rilindjes, qeveria duartroket nga belaja

schedule16:16 - 17 Shtator, 2020

schedule 16:16 - 17 Shtator, 2020

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se goditja e karteleve të fuqishme të drogës është bërë falë partnerëve dhe jo policisë shqiptare. Në një postim në Facebook ai thotë se ministri i Brendshëm dhe qeveria duartrokasin nga belaja, ndërsa akuzon se këto grupe u organizuan, rritën dhe u fuqizuan me mbështetjen e rilindjes.

Lleshaj dhe qeveria duartrokasin nga belaja çdo operacion ndërkombêtar që arreston kartele të fuqishme të krimit të organizuar që as mendoheshin që ekzistonin me parë në Shqipëri. Këto grupe u organizuan, rritën dhe u fuqizuan me mbështetjen e rilindjes!

Operacioni “Los Blankos” tregon se sa fuqi financiare dhe organizim të fuqishëm kanë bandat dhe banditët që blejne prona, pastrojnë para dhe kontrollojnë gjithçka. Janë këta banditë qê emërojnë deputetê dhe kryetarë bashkie, që përdoren për të blerë vota, kërcënuar votues dhe korruptuar politikanë!

Shqipëria duhet të ndahet plotësisht nga ky ferr kriminal që i ka dhënë kontrollin e territorrit dhe pasurive të vëndit bandave! Mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që po e ndihmojnë Shqipërinë në momente të veshtira” shkruan ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!