Klubet e IPKO Superligës së Kosovës janë shumë aktive në merkato, sezoni i ri do të ketë shumë rivalitet dhe pritet të jetë tepër i luftuar. Feronikeli ka kryer një goditje në sulm, repart që e ka përforcuar me një kroat.
Afrimi i fundit i klubit nga Drenasi është Kresimir Kovacevic. 26-vjeçari i lindur në Gjermani, ka një eksperiencë të madhe në futbollin kroat, teksa ka provuar të luajë edhe në Austri me ekipe si TSV Hartberg dhe SV Lafnitz.
Klubi dardan e ka prezantuar me anë të një postimi në fazen zyrtare në “Facebook”, duke i dhuruar trajnerit Afrim Toverlani një shtatlartë (1.90 metra) për repartin ofensiv. /abcnews.al