Goditja 40 milionë euroshe në Milano, kryen vizitat mjekësore dhe firmos

schedule17:40 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:40 - 30 Qershor, 2020

Antonio Conte mund të buzëqeshë. Donte një anësor të krahut të djathtë, që të përshtatej me modulin e tij 3-5-2 dhe drejtuesit ia siguruan menjëherë, madje duke paguar shumën e 40 milion eurove.

Achraf Hakimi ka mbërritur paraditen e sotme në Milano me një avion privat dhe tashmë po kryen vizitat mjekësore. Pas tyre është radha e firmës dhe bëhet fjalë për një marrëveshje afatgjatë, 5-vjeçare sipas Gianluca Di Marzio. Marokeni kishte spikatur me Borusia Dortmund dhe duhet të kthehej te Real Madrid.

Në Spanjë nuk kishte një vend titullari për të dhe ai i tha menjëherë Interit, që i garanton një vend qendror në projektin për t’i rikthyer zikaltërit të suksesshëm në Itali dhe Europë. Edhe paga për marokenin do të jetë e konsiderueshme, 5 milion euro në sezon. /abcnews.al