Goditi tifozët me shishe, Anelka i del në mbrojtje Payet: Unë do hidhja edhe këpucët e mia

schedule14:32 - 9 Shtator, 2021

schedule 14:32 - 9 Shtator, 2021

Nikolas Anelka i ka dalë në mbrojtje lojtarit të Marseille, Dimitri Payet pas përplasjes që ky i fundit pati me tifozët e Nice gjatë një ndeshjeje pak kohë më parë. Sfida mes Nice dhe Marseille u ndërpre pasi Payet u godit me shishe nga ultrasit e skuadrës së Nice.

Lojtari i Marseille iu kundërpërgjigj tifozëve duke i gjuajtur edhe ai me shishe dhe kaq mjaftoi që takimi të ndërpritej pasi tifozët u futën në fushë ku u krijua kaos i vëretë. Anelka ka thënë se veprimi i Payet ishte normal pasi edhe lojtarët nuk duhen të abuzohen. “Për mua, ky është një reagim normal. Ju jeni një lojtar futbolli, ju godasin me një shishe në kurriz.

Unë jam dakord me Payet në atë pikë. Nëse do të isha në vendin e tij, do të hidhja dy shishe plus këpucët e mia! Unë dua që ne të jemi shembullorë, por as ne nuk duhet të abuzohemi”, u shpreh Anelka për “RMC Sport”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!