Goditi portierin pasi i dëmtoi të birin, grushti i babit të Shpendit “pushton” mediat italiane

schedule14:56 - 8 Janar, 2024

schedule 14:56 - 8 Janar, 2024

Një episod tejet i pazakontë, dhe le të themi goxha i pakëndshme ka ndodhur në përfundim, të sfidës të së dielës, mes skuadrave të Cesena e Olbia, sfidë kjo e vlefshme për Grupin B, të Serie C, të Italisë, ku protagonist absolut ishte babi i Cristian Shpendit, i cili u bë “kryefjala” e media sportive, këtë të hënë në vendin fqinj.

Në përfundim të sfidës, babi i Shpendit, zbriti nga tribuna dhe vrapoi drejtë fushës duke goditur me grusht portierin e Olbia-s, Filippo Rinaldi, me këtë të fundi, që në në minutën e 58’-të të lojës “detyroi” sulmuesin të linte më herët fushën e lojës, pas një përplasje me “gardianin”, e cila i shkaktoi një të çarë në vetull, duke e lënduar jo pak “yllin” shqiptar.

Pas goditjes nga babai i Shpendit, në fushë pati jo pak tension, teksa u desh ndërhyrja e disa lojtarëve dhe stafit të Cesena-s për ta larguar nga fusha, mirëpo ngjarja nuk është ndalur me kaq pasi “grushti” ka bërë xhiron e rrjetit, këtë të hënë në mediat italian, të cilat e konsideruan një veprim të tillë, si çmenduri. /i.m /abcnews.al

Foto nga artikujt e mediave italiane: