Goditi për vdekje me shkop të atin, 25-vjeçari ende pa akuzë

schedule12:52 - 6 Mars, 2021

schedule 12:52 - 6 Mars, 2021

Mbi 25-vjeçarin Edis Rrapaj, i cili goditi me shkop për vdekjen babain e tij dje në Roskovec nuk rëndon ende asnjë akuzë.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se pritet që ekspertët të përcaktojnë gjendjen e shëndetit mendor të të riut që i mori jetën të atit. Prokuroria kërkon që të dokumentohet gjendja e shëndetit mendor dhe më pas të bëhet klasifikimi i akuzës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Luar të Roskovecit. Pas një konflikti mes tyre 25-vjeçari goditi me shkop të atin 52-vjeçar Dhori Rrapaj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të vetmit që kanë folur për mediat kanë qenë të afërmit, të cilët kanë thënë se babë e bir vuanin nga shëndeti mendor ndërsa janë të shokuar nga ngjarja. Ata thanë gjithashtu se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe nuk kishin mundësi të merrnin kurë. Mungesa e ilaçeve sipas të afërmve rëndonte gjendjen e tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe djalin tjetër, i cili është adoleshent dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!