Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar me një të arrestuar dhe tre persona të proceduar penalisht.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, pas një debati për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete të marrë me qira për lëvizje brenda parkut.
Nga hetimet paraprake rezulton se një 43-vjeçar ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit, 27 vjeç, i cili ka pësuar fraktura. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



