Një 30-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me mjete të forta një person tjetër duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Tashmë materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje “.
“Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F.P.,30 vjeç,banues në Balldre, Lezhë.
Ky shtetas ,në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin J.P.,26 vjeç,banues në Balldre,Lezhë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje “, njofton policia./mv. abcnews.al