Goditi me mjet prerës 52 vjeçarin, procedohet penalisht lushnjari

schedule20:33 - 11 Shkurt, 2023

schedule 20:33 - 11 Shkurt, 2023

Një 66 vjeçar po procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. 66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al