Goditi me grusht Sali Berishën, ditën e premte jepet masa e sigurisë për Gert Shehun

schedule17:06 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 17:06 - 8 Dhjetor, 2022

Gjykata e Tiranës do të japë ditën e nesërme masën e sigurimit për 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili goditi me grusht kreun e PD, Sali Berisha.

Me anë të një njoftimi për mediat Gjykata e Tiranës njofton se masa për Gert Shehun do të jepet ditën e premte në orën 12:00.

Por nisur nga interesi juaj, ju sqaroj se masa e sigurimit per shtetasin G.Sh., do te zhvillohet neser ne oren 12:00”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

Gert Shehu arriti t’i shpëtojë truprojave të Berishës dhe goditi me grusht kreun e PD, i cili ishte nisur për t’iu bashkuar qytetarëve që kishin dalë në protestë, pikërisht ditën kur në Tiranë kishin zbritur liderët e BE për të mbajtur samitin BE-Ballkani perëndimor.

Menjëherë pas grushtit që i dha Berishës, Shehu u sulmua nga truprojët e kreut të PD, dhe më pas u shoqërua në selinë e PD, për t’iu dorëzuar më vonë Policisë së Shtetit.

Gert Shehu pasi doli nga selia e PD u shoqërua nga Policia në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore pas hematomave të krijuara pas grushtave nga ana e truprojave të Berishës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!