Në përfundim të ndeshjes Cesena-Olbia, fituar 1-0 ndaj vendasit, babai i “fantazisti” të Kombëtares U-21, Cristian Shpendi hyri në fushë dhe tepër i acaruar goditi me grusht portierin rival, Filippo Rinaldi, kjo për shkak se ky i fundit kishte ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj “fanatzistit” duke e detyruar këtë të fundit të dilte nga fusha, i dëmtuar në vetull.
Megjithatë, pavarësisht se kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, të kryer në përfundimin e sfidës, babai i Kristian, Liman Shpendi, nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane, me këta të fundit që ka vendosur t’i japin një dënim, jo të rëndë në pamje të parë, por që pritet ta trondisë jo pak të atin e dy binjakëve.
Bëhet fjalë për një dënim që konsiston në 3 vite përjashtim nga të gjitha impiantet sportive e në këtë mënyrë, babi i dy “yjeve” të sulmit është i detyruar që djemtë e tij, Cristian e Stiven Shpendi, të cilët luajnë respektivisht, te Cesena në Serie C e Empoli në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga ekrani i televizorit në shtëpinë e tij. /i.m /abcnews.al