Një 39-vjeçar në Himarë është arrestuar pasi ka dhunuar kunatin e tij.
Mësohet se qytetari me iniciale H. M., pas një konflikti për motive të dobëta goditi me sende të forta dhe grushte kunatin e tij, 42-vjeçarin me iniciale S. A., të cilit më pas i dëmtoi edhe xhamin e automjetit.
Ai kallëzua nga kunati i dhunuar ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/