Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditi kryeinfermieren në detyrë/ Arrestohet mjeku në maternitetit Mbretëresha Geraldinë

schedule13:47 - 6 Janar, 2026

schedule 13:47 - 6 Janar, 2026

Një mjek gjinekolog, është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet se ka dhunuar kolegen e tij pranë Matarnitetit Mbretëresha Geraldinë.

Në pranga ka rënë gjinekolog Julian Habibaj 53 vjec. Sipas policisë, gjinekologu Habibaj, fillimisht është konfliktuar me kryeinfermieren e maternitetit, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor per nje pasicente. Pas këtij konfliktit sipas dëshmisë që ka dhënë në polici kryeinfermjerja e Materenitetit, 53-vjecari Julian Habibaj, e ka goditur dhe e ka kapër prej fyti.

Pas kallëzimit në policia, Julian Habibaj është arrestuar ndërsa materialet hetimore janë dërguar në porkurorinë e Tiranës për vepranë penale “Goditje për shkak të detyrës”.  Rezulton se gjinekologu Julian Habiabaj, kishte në të kaluar 11 masa disiplinore, por kjo nuk e kishte penguar që ai të vazhdonte detyrën si gjinekolog pranë Maternitetit Mbretëresha Geraldinë.



Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin Julian Habibaj, 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor; /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!