Dorëzohet në komisariatin e policisë lojtari i Mirditës Armando Marku që pasditen e sotme goditi arbitrin e ndeshjes në Cërrik duke u bërë shkak për anulimin e sfidës përballë Sopotit.
Lojtari pasi goditi arbitrin Klajdi Qendraj shkoi në dhomat e zhveshjeve dhe u largua nga dritarja e banjos. Policia e shpalli në kërkim, ndërsa pas disa orësh Marku u dorëzua.
Grupi hetimor e ka marrë në pyetje, po ashtu si pjesën tjetër të ekipit të Mirditës lidhur me incidentin në fushë.
Sopoti po kryesonte 2-1 në momentin që u anulua ndeshja./ Abcnews.al