Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Anduena Llabani foli për fitoren e Donald Trump dhe ndikimin që mund të ketë në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Llabani u ndal tek reforma në drejtësi dhe se sa shanse ka SPAK të goditet nga qeveria e re amerikane.
Gazetarja Llabani nënvizoi se amerikanët gjithmonë ka kërkuar një stabilitet në Ballkan, ndërsa shton se diplomacia amerikane në Tiranë është vendimtare.
“Amerikanët gjithmonë kanë kërkuar një stabilitet në Ballkan. Ne jemi shteti më pro amerikan. Diplomacia amerikane në Tiranë është vendimtare, jo vetëm në politikë. Reforma në drejtësi, le të themi që Yuri Kim ka qenë ajo që e ka propozuar dhe një nga mbështetëset kryesore të Trump”, tha më tej Llabani.
/abcnews.al/