Dy persona u prangosën nga policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi, akuzohen për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Gjatë operacionit të koduar “Itinerari” u godit tentativa e kalimit të paligjshëm të kufirit të klandestinëve sirian me qëllim dërgimin në vende të BE-së. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se me makinat e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 emigrantë në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë. Më pas klandestinës do të dërgoheshin drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. /ABC News Albania 24/7