Eksperi i gjeopolitikës, Enri Hide beson se dronët mbi Moskë, do të pasohen me veprime të tjera, ndoshta edhe më strategjike.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Hide u shpreh se tanimë, skush nga krerët e më të lartë të qeverisë ruse nuk do të jetë më i sigurt kur të dalë në rrugë.
“Efekti i parë është efekti psikologjik mbi një Rusi e cila mendonte se ishte e paprekshme nga sulmet e armikut, mbi një Moskë e cila mendonte se ishte e padepërtueshme dhe që hedh poshtë mitin e padepërtueshmërisë së sitemeve mbrojtëse, qofshin këto ajrore apo të tjera të Moskës. Gjithashtu, është një element që ka, që mbart një dozë të lartë të luftës psikologjike, i tregojnë në zonat ku ranë, elitës ruse që nuk janë më të paprekshëm. Ka të bëjë pikërisht me vendin ku janë hedhur këto, është një sulm i qartë psikologjik, një goditje psikologjike. Tanimë, do fillojë të ketë gjithnjë e më shumë një lidhje midis askioneve që bëhen brenda Rusisë dhe duket sikur kjo fija e Belgorodit po zgjatet dhe po shkon deri në Moskë.
Ky nuk është fundi, mendoj se shumë shpejt do shikojmë edhe aksione të tjera me rëndësi më strategjike. Askush nga krerët e më të lartë të qeverisë ruse nuk do të jetë më i sigurt kur të dalë në rrugë”, theksoi ai./abcnews.al