Goditet me thikë në gjoks, ndërron jetë lojtari spanjoll

schedule10:29 - 3 Prill, 2023

schedule 10:29 - 3 Prill, 2023

Futbolli spanjoll është shokuar këtë të dielë kur mësoi për vdekjen e Francisco Naval Perez.

Lojtari 24-vjeçar i Chipiona CF, klub i kategorisë së dytë të krahinës së Andaluzisë në Spanjë, humbi jetën pasditen e së shtunës pasi u godit me thikë në gjoks në rrugët e këtij qyteti nga një 20-vjeçar i cili tashmë është i arrestuar.

Klubi andaluzian i shprehu ngushëllimet familjarëve dhe theksoi se ai “ kishte të gjithë jetën përpara.

I njohur si Paco, i martuar dhe me një fëmijë, mori keqardhjet e ndjera nga disa ekipe vendase, gjithashtu edhe nga Cadiz CF.

Siç raportohet nga “EFE” nga Garda Civile, goditja me thikë, në gjoks, ka ndodhur me një thikë të madhe, pa debate dhe pa lidhje të njohura mes agresorit të dyshuar dhe viktimës, të dy vendas nga Chipiona. Pas sulmit, lojtari u transferua në spitalin “Sanlucar de Barrameda” dhe më vonë në “Jerez de la Frontera”, por duke pasur parasysh plagën serioze ai u dërgua me helikopter në një spital tjetër në Cadiz, aty ku ndërroi jetë në orët e para të së dielës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!