Një i ri në Lezhë është goditur me thikë në rrethana ende të paqarta, Policia bën të ditur se 24-vjeçari është plagosur rreth orës 01:50 në Shëngjin.
I riu me iniciale M.P. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, për rastin janë shoqëruar në Komisariat disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.