Goditet karteli “Clan del Golfo”, që furnizon me kokainë Europën

schedule08:40 - 2 Shkurt, 2022

schedule 08:40 - 2 Shkurt, 2022

Të paktën nëntë persona u vranë të martën në Kolumbinë veriperëndimore gjatë një bastisjeje të ushtrisë në grupin e “Clan del Golfo”, karteli më i madh i kokainës, udhëheqësi i të cilit u arrestua në tetor.

Operacioni filloi mëngjesin e djeshëm dhe ishte ende në vazhdim pasdite, kur ministri kolumbian i Mbrojtjes Diego Molano njoftoi se “deri më tani janë regjistruar nëntë vdekje”.

Trupat u gjetën në një zonë rurale në komunën e Ituango, një bastion i bandës “Clan del Golfo”.

Udhëheqësi i Dario Antonio Ushuga, i njohur gjithashtu si Otoniel, u arrestua më 23 tetor 2021, gjatë një operacioni që përfshinte 500 policë dhe ushtarë.

Otoniel po mbahet në një burg në Bogota në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara. “Clan del Golfo” përfshin një rrjet me 28 vende që furnizon me kokainë, sipas policisë kolumbiane.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!