Policia e Korçës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi ka finalizuar një operacion kundër kultivimit të kanabisit. Gjashtë persona janë arrestuar, pasi dyshohet të jenë angazhuar në kultivimin e drogës në fshatin Velçan. Sipas hetimit zhvilluar me metoda speciale, përgjim, vëzhgim dhe kamuflim të agjentëve në zonë ka rezultuar se Selman Bita është organizator i kulivimit, ndërsa pesë të tjerët kanë rolin e kultivuesit. Personi i shtatë i arrestuar në të njëjtin operacion është Enver Pashollari, kryetari i fshatit Velçan. Ai dyshohet për “shpërdorim të detyrës”, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit. Dy persona të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al
Goditet grupi kriminal në kultivimin e lëndëve narkotike
schedule19:43 - 20 Gusht, 2018
schedule 19:43 - 20 Gusht, 2018