Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle, në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të zhvilluar në Vlorë nga Policia Shqiptare, Guarda di Finanza dhe DEA amerikane.
Edhe pse gomonet me të cilët trafikantët do të bënin shkëmbimin e drogës në det, janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku, policia e Kurbinit ka mbetur jashtë operacionit.
Gazetari i ABC News, Ahmet Zani raporton se policia e Kurbinit nuk ka pasur informacion dhe mbështetje në lidhje me këtë operacion.
“Në operacionin e zhvilluar në Vlorë, bëhet e ditur se nga komisariati i policisë së Kurbinit, nuk ka pasur mbështetje nga kjo polici në këtë operacion. Në kontaktet që kam pasur me drejtues të këtij komisariati, më thonë që opracioni është drejtuar nga SPAK dhe drejtoria e policisë së Tiranës, janë forcat operacionale që vijnë nga Tirana dhe RENEA. Është informacion nga drejtues të këtij komisariati. Është një operacion që ende policia e Kurbinit nuk ka informacion dhe nuk ka pasur mbështetje”, raportoi gazetari Ahmet Zani./abcnews.al