Një studente 21-vjeçare nga Lindja u sulmua dhe u përdhunua nga një i huaj në Firence në urën Varlungo,. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Vajza tregoi në polici se u sulmua ndërsa ishte duke ecur në urën Varlungo, teksa shkonte te shtëpia e një shoqes së saj. I panjohuri i ishte afruar, e goditi atë me grushte dhe më pas e përdhunoi.
Sapo i panjohuri u largua, 21-vjeçarja lajmëroi policinë dhe më pas u shoqërua në spital, ndërsa kishte marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Për këtë çështje po heton policia e Firences. Hetuesit gjithashtu po shqyrtojnë edhe lidhjet e mundshme me një rast tjetër të dhunës së raportuar qershorin e kaluar, përsëri nga një grua me origjinë aziatike, po përgjatë urës Varlungo. /abcnews.al