Goditet baza e UNIFIL në Liban, plagosen 4 ushtarë italianë

schedule14:52 - 22 Nëntor, 2024

schedule 14:52 - 22 Nëntor, 2024

Katër ushtarë italianë u plagosën pasi dy raketa goditën një bazë të UNIFIL në Liban. Të plagosurit nuk raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, Hezbollah është përgjegjës për sulmin.

“Edhe një herë kjo që po ndodh është e papranueshme dhe ashtu siç i thamë Izraelit që t’i kushtojë vëmendje maksimale, kështu e themi me kaq vendosmëri që Hezbollah se ushtria italiane nuk mund të preket“, deklaroi Tajani.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“E ritheksoj edhe një herë se sulme të tilla janë të papranueshme dhe ripërsëris apelin tim që palët në terren të garantojnë në çdo kohë sigurinë e ushtarëve të UNIFIL-it dhe të bashkëpunojnë për identifikimin e shpejtë të përgjegjësive”, u shpreh Meloni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!