Goditet baza e UNIFIL në Liban, Italia i kërkon sqarime Izraelit

schedule22:50 - 15 Nëntor, 2024

schedule 22:50 - 15 Nëntor, 2024

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftoi sot se një predhë artilerie goditi selinë e saj në Sektorin Perëndimor në Shama, Libani jugor.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka dënuar incidentin dhe i ka quajtur sulmet e fundit ndaj paqeruajtësve “të papranueshme”.

Tajani tha se foli me homologun e tij izraelit Gideon Saar për të kërkuar sqarime mbi atë që ndodhi.

“Përsërita gjithashtu kërkesën time për mbrojtje më të mirë për ushtarët italianë, të cilët ndodhen atje me mision paqeruajtës, jo si luftëtarë”, shtoi Tajani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!