Goditet baza e prostitucionit në qendrën e masazhit në Tiranë, kush është menaxheri i arrestuar

schedule11:27 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:27 - 11 Nëntor, 2020

Një 35 vjeçar ka rënë në pranga  e policisë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë pasi akuzohet se në qendrën e masazhit që ai drejtonte shfrytëzonte për prostitucion vajzat e moshës 20 dhe 30 vjeçe.

Burime për ABC bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Fatjon Hyka, i cili akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”.

LEXO EDHE: Prostitucion në qendrën e masazhit, arrestohet menaxheri, nën hetim 4 vajza

Ndër të tjera mësohet se qendra e masazhit në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit “Petro Ninit”, pranë sheshit Willson.

Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë nga mosha 20 deri në 30 vjeçe. Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

Hetimet në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm për shfrytëzim prostitucioni kanë filluar prej disa muajsh dhe janë finalizuar me arrestimin e menaxherit. Biznese të tilla të qendrave të masazhit janë kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit. Edhe disa muaj më parë policia kreu dy operacione në dy zona të ndryshme të Tiranës ku në pranga u vunë menaxherë të qendrave që kanë ofruar shërbime ekstra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!