Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës Shqipëri-Romë, kapet “koka” e grupit

schedule11:57 - 12 Tetor, 2021

schedule 11:57 - 12 Tetor, 2021

Një bande të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Romës i janë “prerë krahët”. Sot është arrestuar kreu i grupit i cili është një shqiptar. Ky rrjet i trafikut të drogës siç raportojnë mediet e huaja është i përbërë nga gjashtë anëtarë, të gjithë me origjinë shqiptare.

Shqiptari i arrestuar dyshohet se ka përdorur një gomone të vjedhur për të transportuar drogën. Hetimet për këtë grup kanë nisur nga tetori 2017 deri në maj 2018, nga karabinerët e Perugia, të koordinuar nga Prokuroria e Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur ‘San Mariano 2017’.

Grupi përbëhej nga gjashtë persona, të gjithë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore menaxhonin sasi të mëdha droge, duke i sjellë nga Shqipëria, në një qendër magazinimi në Romë. Hetimi bëri të mundur marrjen e 1,400 kilogram marijuanë, armë, si dhe u zbulua vjedhja e një gomone që përdorej për transportimin e drogës. Kapja e kokës së grupit është bërë pas arrestimit të anëtarëve të tjerë. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!