Dy të rinj janë arrestuar në Tepelenë, pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Të arrestuarit janë E. Q. 25 vjeç dhe R. Q. 21 vjeç.
Pas një debati në pedonalen e qytetit të Tepelenës të rinjtë goditën për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.
Një burim i tha Abcnews.al se debati nisi pasi të rinjtë nuk pranuan që polici të kontrollonte makinën duke e qëlluar me grushte.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al