Gjashtë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Njoftohet se policia ka arrestuar një 25-vjeçar që kishte lidhje me një përplasje fizike në kryeqytet më 21 shtator.
Ndërsa, në kërkim janë shpallur tre të rinj të tjerë, Rr. J, 26 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe A. S., 26 vjeç. Të rinjtë, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit një 48-vjeçar me inicialet A. Sh. dhe një 42-vjeçar.
Kurse, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 arrestuan në flagrancë D. M., 46 vjeç, pasi ka dhunuar fizikisht vëllain. Në pranga është vënë edhe një 48-vjeçar që ka dëmtuar panelin diellor që një qytetar kishte vendosur në tarracën e pallatit ku banon.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë
A. M., 38 vjeç dhe B. Ç., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
F. M., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/