Dy të rinj në Maliq janë shpallur në kërkim pasi dyshohet të kenë plagosur me dashje një 30-vjeçar. Bëhet e ditur se po punohet për kapjen e E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq.
Dy të rinjtë mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe mjet prerës Sh. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. /abcnews.al/