Goditen dy raste të organizimit të lojërave të fatit, tre të arrestuar

schedule10:32 - 17 Shkurt, 2023

schedule 10:32 - 17 Shkurt, 2023

Tiranë/Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

-U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë kontrollit në tavolinën ku po qëndronin këta shtetas, Policia gjeti disa doza kokaine.

-Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që u kapën duke vënë baste sportive, me celulare, në një lokal tjetër, në Farkë.

Sekuestrohen 5 aparatet celulare që përdornin këta shtetas dhe lënda narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në zonën e Liqenit të Thatë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E. K. dhe A. A., duke vënë baste sportive, me aparatet e tyre celulare. Në tavolinën në të cilën po qëndronin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 26 vjeç, dhe A. A., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, në Farkë. Në këtë lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vënë baste sportive, me aparate celulare, shtetasit K. S., M. Ç. dhe D. T.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 34 vjeç, M. Ç., 30 vjeç, të dy banues në Lundër, Tiranë dhe D. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, për veprën penale “Organizmi ose ushtrimi I lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparatet celulare që përdornin këta shtetas dhe lënda narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!