Përpara ndeshjes që luhet sonte në Champions League kundër Barcelonës, mbrojtësi i Interit, Diego Godin, ka folur për atë që ai mendon se kërkohet që të jesh i suksesshëm në këtë kompeticion.
“Deri tani kam mësuar dhe kam parë që për të bërë mirë duhet të jemi një ekip dhe të kuptosh çfarë do të thotë të jesh ekip. Të gjithë lojtarët duhet të angazhohen për të mbrojtur çdo top dhe të bëjnë të pamundurën nga këndvështrimi mbrojtës”, shpjegoi ai në një interviste për UEFA.
“Ne duhet të dimë se si të lëvizim kur nuk kemi topin për të ndihmuar shokët e ekipit, të mbrojmë dhe të fitojmë përsëri topin. Të 11 lojtarët duhet ta bëjnë këtë. Është thelbësore, shtoi mbrojtësi i uruguaian.
Më pas ai u pyet se çfarë ka mësuar nën urdhrat e Antonio Contes. “Ne mësojmë çdo ditë. Është një proces i përditshëm, mbi të gjitha sepse për ne ai është një trajner i ri. Tani për tani jemi në një fazë përshtatjeje dhe zhvillimi. Trajneri na tregon idetë e tij, na bën të kuptojmë se si ai dëshiron të luajmë, si duhet të punojë ekipi. Ai jo vetëm që shpjegon idetë e tij taktike, por edhe mënyrën se si ai e përjeton futbollin, që ka po të njëjtën rëndësi. Ne po mësojmë shumë”, deklaron Godin.
Në përfundim mbrojtësi u pyet nëse fakti që futbolli italian është i njohur për mbrojtjet solide është një nga arsyet pse ai te bashkohej me zikaltrit. “Po, ndoshta. Kjo nuk ishte arsyeja e vetme. Unë jam i përshtatshëm për futbollin italian. Nga pikëpamja kulturore, Italia dhe Spanja janë më të ngjashme se Anglia”, përfundon mbrojtësi i Interit. /abcnews.al