Një person është plagosur këtë të hënë në berat si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Berat.
Burime për Abc News bëjnë me dije se një motor me targa AU 576, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet që qarkullonte përpara tij.
Si rezultat i përplasjes,drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra,ndërkohë që mjeti tip Benz,me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij.
I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e motorit. e.su./abcnews.al

