Deri në 300 miliardë euro kërkon të mobilizojë Bashkimi Europian në 5 vitet e ardhshme për të investuar në projekte infrastrukturore në të gjithë globin, sidomos në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. “Global Gateway” quhet inicativa e re globale dhe përmban një shumë më të madhe parash për investime se sa ishte bërë e ditur. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen personalisht do të kujdeset për këtë program investimesh. Ai do të jetë në alternativë mbi bazën e vlerave demokratike kundrejt projektit kinez të njohur si “Rruga e Re e Mëndafshit”, i inicuar në virin 2013.
“Ne tregojmë, se drejtojmë vështrmin jashtë për të mbështetur investime kudo në botë”, tha von der Leyen gjatë prezantimit të programit “Gateway ” në Bruksel. “Tek këto projekte bëhet fjalë për transparencë dhe mireqeverisje”.
Komisioni Europian kërkon të zmbrapsë influencën në rritje të Kinës, megjithëse nuk e përmend këtë shprehimisht. “Përmes kësaj oferte të një zgjerimi pozitiv të infrastrukturës botërore “Global Gateway” synon të investojë në stabilitetin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin. Përveç kësaj kërkohet të demonstrohet që vlerat demokratike, siguria dhe “fairness”, sjellin qëndrueshmëri për partnerët dhe avantazhe për njerëzit rreth e rrotull globit”, thuhet në programin e KE. Pyetjes nëse kjo iniciatvë shënjestron Kinën, Ursula von der Leyen i përgjigjet: “Kjo është një alternativë e qartë ndaj programeve të tjera.”
Mobilizim i kapitalit privat
Tek shuma prej 300 miliardë eurosh e investimeve, 135 milirdë euro deri në vitin 2027 do të merren me garanci nga “Fondi Europian i Zhvillimit të Qëndrueshëm”, KE kërkon që të joshë me “instrumenta të reja financiarë” kapitalin privat për projekte të përbashkëta. Banka Europiane e Zhvillimit në Luksemburg, shoqëri e Komisionit Europian do të luajë një rol qendror. 150 miliardë euro të tjera do të merren nga programe të ndryshme ekzistuese, institucione financiare të BE dhe programet e investimit të shteteve anëtare që do të bashkohen. Nuk bëhet fjalë për fonde të reja, por për metodë të re llogaritjeje. 18 miliardë eurot e tjera do të vijnë si garanci nga buxheti i zhvillimit të BE.
Shembull prodhimi i hidrogjenit
Si shembull konkret KE merr investimin në prodhimin e hidrogjenit në Afrikë. BE do t’i sigurojë me 3,5 miliardë euro garanci investimet private. Kundrejt kësaj vendet marrëse do të garantojnë që të eksportojnë prodhimin e hidrogjenit të lirë dhe pa barriera tregtie. Sigurisht Brukseli shpreson që sipërmarrjet europiane të kenë rol në ndërtimin e impiantëve të prodhimit dhe vënien në funksionim e shpërndarjen e hidrogjenit, thonë diplomatët europianë që kanë punuar për programin e ri të investimeve.
Projekt tjetër gjigand është vendosja e kabllove nëndetare për internetin e shpejtë në Detin e Zi. Në Jordani, BE mund të financojë një urë të re që do çojë në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
BE parashikon të mbështesë firmat europiane financiarisht me subvencione, me qëllim që ato të kenë sukses në tregjet e rregulluara ndaj konkurrentëve vendas, apo sipërmarrjeve të financuara nga shteti, siç bën Kina. Nga ana tjetër BE kërkon të vendosë standarde botërore në sektorë të caktuar të prodhimit industrial. Pikërëndesat e programit të ri “Global Gateway” do të jenë investimet në digjitalizim, mbrojtjen e klimës dhe energjive të rinovueshme. Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar rrugë, që eventualisht mund të çojnë në një port të financuar nga Kina, ishte shprehur muaj më parë presidentja e KE, von der Leyen.
Favori i Kinës
Kina ka një favor kohor, për shkak se filloi më herët me ngritjen e “Rrugës së Re të Mëndafshit” dhe mobilizoi disa qindra miliardë dollarë me programe të ndryshme të fondeve të zhvillimit. Rreth 70 vende marrin pjesë ndërkohe në programet e Rrugës së Re të Mëndafshit, mes tyre mjaft vende të BE dhe vendet e Ballkanit. Linjat hekurudhore kineze lidhin mjaft shtete të Europës me portet apo eksportues në Kinë. Kritikët e akuzojnë ekonominë kineze të planifikimit ,se i josh vendet e Rrugës së Re të Mëndafshit me kredi të lira, që çojnë në borxhe gjithnjë e më të larta shtetërore. Shembull për këtë është vendi i vogël ballkanik, Mali i Zi. Ai iu drejtua në verë me një thirrje ndihme BE-së, sepse nuk mundte të paguante më një kredi kineze për një projekt mbidimensional të autostradës. BE e refuzoi ndihmën në këtë rast. Autostrada për momentin përfundon në male. Kina ka ofruar shtyrjen e shlyerjes së kredisë.
“Global Gateway” ka potencial
Pjesëmarrja në projektet e Rrugës së Re të Mëndafshit nuk do të jetë kriter përjashtues për programin e ri të BE-së.Shtetet e interesuara mund të marrin pjesë në të dyja iniciativat. Ambasadori gjerman në BE, Michael Clauß, më parë ambasador në Kinë e quan “Global Gateway” një ide të mirë. “Global Gateway ka potencialin që të kthejë BE në një aktor eficient gjeopolitik. Për shumë partnerë oferta e një bashkëpunimi të barabartë me rregulla të bazuar në vlera do të jetë një alternativë e vërtetë për “Belt and Road Initiative”, tha Clauß në Bruksel.
Eksperti i financave të grupit kristianmodekrat në Parlametin Europian, Markus Ferber shikon me sy më kritik programin e ri të BE. BE qëndron strike në mbirregullimin dhe kërkon shumë kritere në dhënien e mjeteve të mbështetjes. Vëllimi vërtet që është rritur, por sistematika europiane e ngatërruar nuk ka ndryshuar.” Kina nuk do të ngrijë nga frika”, kritikon Ferber. Programi i ri “Global Gateway” duhet të miratohet njëherë nga Këshilli i Bashkimit Europian, përfaqësia e vendeve anëtare dhe Parlamenti Europian para se të livrohen fondet e para vitin e ardhshëm./DW